Ja si mund ta gjeni shtëpinë e ëndërrave tuaj

Ja si mund ta gjeni shtëpinë e ëndërrave tuaj

Nëse ju doni të gjeni shtëpinë tuaj të ëndërruar iu ndihmon Shpi.al. Bëhet fjalë pikërisht për gjetjen e shtëpisë së ëndrrave përmes internetit e për këtë nuk ka nevojë t’i referohemi ndonjë firme të njohur imobiliare në tregun botëror pasi atë e kemi këtu mes nesh dhe mban etiketën “Made in Albania”. Sot jetojmë në një botë ku gjithçka është e përfshirë nga interneti: lajmet i lexojmë në internet, kafen e pimë në barin që ka wireless për të parë se çfarë ndodh në rrjetet sociale, pushimet i prenotojmë online, punën e gjejmë me anë të internetit dhe tashmë kemi mundësinë që edhe shtëpinë e ëndrrave tona ta gjejmë në internet.

Nëse keni menduar edhe ju të keni një shtëpi të re, apo ideve tuaja për biznes u duhet një hapësirë për t’u konkretizuar, nëse dëshironi një tokë për të ndërtuar vetë shtëpinë tuaj, SHPI.AL mund të jetë ajo ju duhet. Me SHPI.AL mund të gjeni shtëpinë e duhur, në lagjen e duhur, me çmimin që ju përshtatet më shumë, hapësirën perfekte në lagjen ku ndodhen të gjithë klientët tuaj aktualë dhe potencialë, por jo vetëm kaq. Në SHPI.AL do të keni arkitektin tuaj personal, juristin dhe bankierin tuaj, të cilët do t’ju ndihmojnë sa herë të jeni në dyshime.

SHPI.AL disponon edhe Geoposition, pra mundësinë që duke përcaktuar një rreze të caktuar të cilën e vendosni ju vetë, të shfaqen automatikisht të gjitha shtëpitë, dyqanet apo tokat që i përshtaten kërkesave tuaja. Në këtë portal inovativ mund të gjeni pothuajse gjithçka që dëshironi. SHPI.AL ju kursen atë që është më e rëndësishmja, kohën, duke marrë përsipër të gjitha burokracitë e duke ju lënë ju vetëm pjesën më të bukur të të blerit të një prone.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *