Ja çfarë ndodh online çdo minutë në kohën që jetojmë sot

Ja çfarë ndodh online çdo minutë në kohën që jetojmë sot

Me shpejtësinë e dritës mund të rrjedhin edhe gjërat në internet. Brenda vetëm një minute, mund të lexoni “cicërima” dhe të shkruani disa të tilla, si dhe të shikoni disa fotografi në “Facebook”. Në “Google”, çdo 60 sekonda bëhen 2 milionë kërkime. Në “Twitter”, çdo minutë bëhen 278.000 “cicërima”. Në “Instagram”, çdo sekondë publikohen 3.600 fotografi.

Në “Facebook”, çdo sekondë bëhen 41 mijë shkrime dhe jepen 1.8 milion “pëlqime”. Në “YouTube”, çdo minutë publikohen video me kohëzgjatje të përgjithshme prej 72 orë. QMEE” ka përpiluar një listë me statistika që t’ua bëjë të qartë se çfarë ndodh online çdo minutë në 2013.

Publikohen 347 artikuj në “Wordpress” dhe shkarkohen 15 mijë këngë nga “iTunes”. Çdo 60 sekonda, në botë dërgohen 204 milionë e-maila, krijohen 571 ueb-sajta, publikohen 20.000 fotografi në “Tumblr”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *