Google sjell opsionin më të ri “Destination”

Google kërkon të lehtësojë organizimin e udhëtimeve nga smartphone duke sjellë aplikacionin Destination.

Kompania Google ka promovuar një funksion të kërkimit që i jep mundësi përdoruesit të rigrupojë në një faqe të vetme të gjitha informacionet e duhura mbi një destinacion të caktuar, itinerare, fluturime, hotele, restorante. Gjthçka pa u dashur të konsultoni faqe të ndryshme dhe të humbni informacione të rëndësishme.

Sipas njoftimit të bërë në blog, motivi i kolosit informatik ka qënë rritja e regjistrimeve vitin e kaluar me 50% në kërkimet për faqe të ngjashme në versionin ‘mobile’ për udhëtimet.

Google i përgjigjet këtyre të dhënave me Google Destination. Kjo funksionon në këtë mënyrë: Nga smartphone mjafton të kërkosh në Google kontinentin, apo vendin që jeni të interesuar e më pas të shtoni fjalën “destinacion”.

Për shembull mund të kërkoni “Ibiza destination”. Ose mund të vendosni edhe aktivitetin që dëshironi të bëni. “Surf në Spanjë”, apo “Ski në Itali”, dhe do të keni sugjerime itineraresh dhe për hobe të veçanta.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *