Google heq dorë nga prodhimi i robotëve

Kompania “Google” ka nxjerrë në shitje divizionin që merret me prodhimin e robotëve, Boston Dynamics, për shkak të problemeve financiare dhe mosmarrëveshjeve brenda kompanisë.

Sipas të përditshmes Bloomberg, ekzekutivët e Alphabet, kompania mëmë e Google-it, janë të shqetësuar se Boston Dynamics nuk po fiton mjaftueshëm para, prandaj kanë vendosur ta shesin.

Boston Dynamics, që krijon robotë të pazakontë dhe të frikshëm, u ble nga Google në vitin 2013 për 500 milionë dollarë.

Deri tani, Toyota dhe Amazon kanë treguar interes për të blerë divizionin e robotëve të Google-it.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *