Cilët shtete kanë internet më të shpejtë në botë?

Cilët shtete kanë internet më të shpejtë në botë?

Statistikat e fundit kanë publikuar një listë me 10 shtetet që kanë internet më të shpejtë në botë. Raporti tremujor, i cili është i bazuar në informacionet nga janari deri në mars, rendit vendet në bazë të shpejtësisë mesatare, si dhe statistikat mbi lidhjet celulare dhe trafikun e sulmeve.

Hong Kong ka internetin më të shpejtë në botë, i cili arrin në 63.6 megabajt për sekondë, më shumë se tre herë mesataren botërore prej 18.4 Mbps, sipas raportit të fundit nga Akamai Technologies.

SHBA është shtëpi për disa nga kompanitë e teknologjisë së lartë më të suksesshme dhe inovative në botë. Pavarësisht kësaj, SHBA-ja nuk ka internetin më të shpejtë në botë. Ajo madje nuk hyn as në 10 vendet e para.

SHBA vjen në vendin e 11-të me 36,6 Mbps, dyfishin e mesatares globale, sipas raportit. Shpejtësia mesatare në SHBA është përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme, duke u rritur me 11 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Japonia mban vendin e dytë me një shpejtësi mesatare prej 50 Mbps, e ndjekur nga Rumania me 47.9 Mbps, Korea e Jugut me 44,8 Mbps dhe Letonia me 44,2 Mbps.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *