Apple Mac për herë të parë goditet nga një virus
Kompjuterat e kompanisë Apple janë shumë të famshme për sigurinë që ofrojnë ndaj virusëve, të paktën deri më tani, pasi një lloj virusi që kyç dosjet e kompjuterit dhe kërkon një pagesë për ti lëshuar ato ka goditur në mënyrë të suksesshme kompjuterët Apple.
Kërkuesit e sigurimit të Palo Alto Networks beson se kjo është hera e parë që ky lloj virusi shfaqet në Mac.
Virusi KeRangers ishte i fshehur në një version të një klienti të BitTorrent të quajtur Transmission.
Krijuesit e Transmission dhe Apple thonë se kanë hedhur hapa për të ndaluar shpërndarjen e virusit.
Nuk është ende e qartë se sa njerëz janë prekur.
Transmission është një program që i lejon njerëzve të shpërndajnë dosje të BitTorrent—më shpesh muzikë dhe filma—me përdorues të tjerë të kompjuterit.
Pasi u informua për virusin, Apple anuloi certifikatën e zhvilluesit të programit të infektuar për të parandaluar atë të instalohet nëse njerëzit e shkarkojnë atë.
Zhvilluesit e Transmission lëshuan një version të ri të programit të tyre dhe shtuan një njoftim në faqen e tyre të internetit, ku i bëjnë thirrje konsumatorëve të bëjnë menjëherë përmirësimin.