Ahmet Premçi: Gëzuar kolegë, përveç jush që jeni përzjerë me drogë e kriminelë!

Ahmet Premçi: Gëzuar kolegë, përveç jush që jeni përzjerë me drogë e kriminelë!

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi ka uruar punonjësit e policisë për 105 vjetorin e krijimit të tyre.

Përmes një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Prençi duke uruar punonjësit e ndershëm të policisë, kujdeset të përjashtojë nga ky urim të gjithë ata drejtues e punonjës policie që kanë braktisur misionin e tyre dhe interesin e shoqërisë dhe janë përfshirë ne kultivim e trafik droge dhe mbrojnë interesat e grupeve kriminale.

“Një urim të përzemërt për të gjithë anëtarët aktivë ose jo të Policisë së Shtetit. Gezuar 105 vjetorin e Policisë. Përjashtoj nga ky urim ata drejtues e punonjës policie që kanë braktisur misionin e tyre dhe interesin e shoqërisë dhe janë përfshirë ne kultivim e trafik droge dhe mbrojnë interesat e grupeve kriminale”, – shkruan ish-drejtori i Policisë.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone