Zidan vendos largimin nga Reali, pasardhësi pritet të jetë Johakim Lëv, i kombëtares gjermane

Zidan vendos largimin nga Reali, pasardhësi pritet të jetë Johakim Lëv, i kombëtares gjermane

Zinedin Zidan pritet ta mbyllë aventurën e tij me Realin e Madridit këtë verë, pasi ecuria në kampionat nuk ka qenë më e mira dhe spanjollët po mendojnë të ndryshojnë kreun e ri të stafit teknik, kjo pasi francezi vitet e fundit ka fituar shumë dhe kërkohet një tjetër që të ketë më shumë “uri”.

Joakim Lëv po përflitet si pasuesi i Zidan te Reali, një emër ky që është lakuar edhe para se ish-mesfushori të merrte drejtimin e klubit spanjoll.

Lëv ka fituar Botërorin me Gjermaninë dhe tashmë duket se është momenti për të nisur aventurën e tij në një klub.

Lëvizja e tij për te Reali pritet të bëhet pas kampionatit botëror që zhvillohet në Rusi këtë verë. Për gjermanin interesohej dhe Bajerni i Mynihut, por Lëv mohoi mundësinë e kalimit tek bavarezët, pasi ai preferon Realin e Madridit.

58-vjeçari do të rikthehej të drejtonte një klub mbas 14 vitesh. Në 2004, Lëv drejtonte Austrinë e Vienës dhe më pas niste historia me kombëtaren gjermane.ë