Zbulohet skenari i vetëm që mund të kualifikojë Shqipërinë për në ‘Rusi 2018’

Zbulohet skenari i vetëm që mund të kualifikojë Shqipërinë për në ‘Rusi 2018’

Kombëtarja merr një barazim të hidhur në Maqedoni, ndërsa Italia fiton në shtëpi me Izraelin. Rezultate këto që shuajnë ëndrrën e kuqezinjve për të shkuar në Rusi 2018, megjithatë një fije shprese ka ende.

Ekziston një skenar që mund të çojë Shqipërinë në kampionatin Botëror, skenar që në këtë pikë nuk varet vetëm nga ajo që do tregojë Kombëtarja, por edhe nga fati, apo e thënë më mirë, nga kundërshtarët e grupit G.

Spanja është matematikisht e kualifikuar. E dyta në grup renditet Italia me 19 pikë, ndërsa e treta Shqipëria me 13 pikë. Renditja është e tillë kur mbeten vetëm dy ndeshje për tu luajtur.

Që Shqipëria të arrijë kualifikimin, matematikisht, nevojitet që Italia të humbë në ndeshjet e radhës me Maqedoninë dhe me Shqipërinë.

Ndërsa Kombëtarja Kuqezi nevojitet që të fitojnë transfertën e vështirë me Spanjën dhe më pas të mposhtë në shtëpi Italinë me një rezultat më të thellë se 2-0.

Skenar që tingëllon i çmendur, por deri në ndeshjen e radhës mund të themi: Ka ende shpresë!

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *