Ylli i futbollit brazilian akuzohet për evazion fiskal

Sulmuesi brazilian i Barcelonës Nejmar është shpallur fajtor për evazion fiskal nga tribunali administrativ i Rio de Janeiros.

Nejmar ka fshehur shpërblimet e marra nga dy kompani të mëdha sponsorizuese, si ‘Adidas’ dhe ‘Nike’, që prej vitit 2011 deri në 2013-n. Shpërblimet e fshehura prej tyre i përkasin kohës kur ai aktivizohej me klubin e Santosit.

Pas këtij vendimi, braziliani do të duhet të paguajë një gjobë prej 189 milionë ‘reais’, apo rreth 47 milionë euro, të cilat ndonëse bëhet fjalë për një superlojtar, duket se ekzekutimi i vendimit ka qenë i menjëhershëm, pasi shuma i është bllokuar nga llogaritë e tij bankare, që prej nisjes së hetimeve.

Gjithsesi, avokatët mbrojtës të futbollistit nuk do ta lënë me kaq, pasi kanë apeluar në gjykatën më të lartë administrative, ‘Carf”, në drejtësinë braziliane.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *