Vllaznia thellon krizën e Tiranës

Vllaznia ka marrë fitoren e dytë radhazi, pasi mposhti sot në “Reshit Rusi” ekipin e Tiranës.

Shkodranët triumfuan me shifrat 3-1 përballë bardhebluve duke dalë përfundimisht nga zona e ftohtë e tabelës së renditjes. Nga ana tjetër humbja konfirmon krizën te ekipi i Tiranës, i cili ka harruar të fitojë pas disfatës në derbin me Partizanin.

I gjithë takimi u dominua nga vendasit, të cilët zhbllokuan shifrat falë autogolit të Cicmil. Ky i fundit korrigjoi gabimin duke barazuar shifrat në 1-1. Në minutën e 21-të Shtubina realizoi golin e avantazhit duke elektrizuar të pranishmit në stadium.

Pjesa e parë mbyllet në shifrat 2-1. Në pjesën e dytë kuqeblutë vijojnë të shfaqen superior duke shënuar golin e tretë në minutën e 75 me anë të Arlind Kalajës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *