VIDEO/ Pas Donald Trump, ‘The Simpson’ parashikojnë dhe finalistët e Botërorit!

VIDEO/ Pas Donald Trump, ‘The Simpson’ parashikojnë dhe finalistët e Botërorit!

Do “godasin” edhe këtë herë në shenjë? Është përfolur shpesh për parashikimet serialit të famshëm vizatimor “The Simpsons” e tashmë vëmendja është rikthyer te futbolli.

Janë mbi 15 raste që janë parashikuar për të ardhmen në këtë serial dhe mjafton të përmendim fitoren e Brazilit në Kupën e Botës së vitit 2014, shpërthimin e virusit Ebola, skandalin në FIFA, por një nga seritë e shumta që ata kanë prodhuar, është edhe finalja e Kupës së Botës 2018.

Në këtë episod, personazhet e serialit shkojnë në stadium për të ndjekur finalen e madhe të Kupës së Botës. Në fakt, finalistët nuk janë emra të mëdhenj, por me këtë fillim Botërori, ato kanë treguar një formë të mirë.

Bëhet fjalë për Meksikën dhe për Portugalinë, kampione e Europës në fuqi. Se sa i vërtetë do dalë ky parashikim, mbetet për t’u parë.