U njohën në Facebook, Armando Sadiku fejohet me fansen e tij

U njohën në Facebook, Armando Sadiku fejohet me fansen e tij

Armando Sadiku është një nga futbollistët më të lakmuar të Kombëtares Shqiptare i cili gjatë karrierës së tij është përfolur për lidhje të ndryshme, edhe me vajza të famshme, megjithatë zemrën ja ka rëmbyer një fanse.

Sot “infoelbasani.al” ka dhënë lajmin se Sadiku është fejuar me një vajzë të quajtur Elona, me origjinë kosovare, profesion dentiste dhe që jeton në Gjermani.

Lajmin e fejesës e ka konfirmuar edhe babai i futbollistit. Fejesa është zhvilluar mes dy familjeve në 30 dhjetor, por çdo gjë është mbajtur private.

Njohja mes tyre ka nisur nga Facebook ku Elona si tifoze e flaktë e Sadikut i ka shkruar atij shpeshherë derisa kanë nisur të komunikojnë.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone