<!--:al-->Trukimet, Gattuso e Brocchi në hetime<!--:-->

<!--:al-->Trukimet, Gattuso e Brocchi në hetime<!--:-->

Bota e futbollit dridhet sërish nga fenomeni i trukimeve. Një tjetër operacion blic në Itali me dhjetëra agjentë të angazhuar kishte si objektiv bastet klandestine të lidhura drejtpërdrejtë me protagonistët e futbollit. Këtë herë shfaqen të tjerë emra të mëdhenj, bëhet fjalë për ish lojtarin e Milanit dhe ish kampionin e botës, Gennaro Gattuso, si dhe ish mesfushorin e Lazios, Cristian Brocchi, të përfshirë edhe këta në hetimet e Prokurorisë së Cremonas.

Nga operacioni i zhvilluar në disa qytete në veri të Italisë, policia bastisi disa banesa dhe prangosi 4 persona që bënin lidhjet e lojtarëve me bastevënësit, 2 prej të cilëve nga hetimet e para dyshohen për lidhje si me Gattuson, ashtu edhe me Brocchin. Edhe banesat e dy ish futbollistëve iu nënshtruan kontrolleve të papritura të policisë dhe situata nuk duket aspak e mirë për ta.

Siç raportojnë mediat italiane, akuza paraprake nga Prokuroria e Cremonas për Gattuson e Brocchin mund të jetë për lidhje me mashtrimet sportive. Në sitën e hetimeve janë vendosur lojtarë dhe ish lojtarë, ndeshja e Shkurtit 2011 mes Milanit e Lazios, si dhe dy takime të tjera të kuqezinjve në të njëjtin vit. Sipas prokurorisë, vetëm në sezonin e fundit ka patur tentativa për manipulimin e rezultatit të 53 ndeshjeve në Serinë B dhe Lega Pro.

Dy nga të prangosurit, Salvatore Spadaro dhe Francesco Bazzani, të njohur ndryshe si Mister X dhe Mister Y, kishin kontakte direkte me lojtarë të Milanit e Lazios për takimin e 1 Shkurtit 2011 që përfundoi në barazim pa gola, por emrat e tyre kanë lidhje edhe me dy ndeshjet e tjera të mëvonshme, Chievo-Milan e Milan-Bari. Në deklaratën zyrtare, një prej drejtuesve të policisë, Raffaele Grassi u shpreh se ky operacion është rezultat i punës dhe angazhimit kundër trukimit të ndeshjeve dhe njëkohësisht fryt i hetimeve për operacionet e mëparshme të koduar Last Bet 1 dhe Last Bet 2.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *