Tirana zhgënjen sërish, ndalet nga Flamurtari
Tirana nuk e ka marrë veten nga humbja në derbin me Partizanin.
Në një “Selman Stermasi” të zbrazur nga tifozët, bardheblutë janë ndaluar në barazim pa gola me Flamurtarin.
Përballja ishte e luftuar dhe me raste nga të dyja ekipet, por në fund asnjëri prej tyre nuk ia doli të zhbllokonte rezultatin.
Pas këtij barazimi Tirana zbret në vendin e pestë me 40 pikë, duke u kaluar nga Kukësi që gjendet i treti me 41 pikë. Ndërkohë Flamurtari vijon të mbetet në kuotën e 22 pikëve, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.