Tifozët e Tiranës nisin protestat

E patolerueshme është konsideruar nga tifozët bardheblu situata e krijuar në klubin më të titulluar në Shqipëri, teksa skuadra e Tiranës vijon të dështojë në të gjitha objektivat e saj, me drejtuesit më të lartë, që shfaqin jo vetëm paaftësinë e tyre menaxheriale, por mbi të gjitha spikasin për aftësinë e tyre në mos mbajtjen e premtimeve në mënyrë të vazhdueshme.

Të ngopur nga zgjënjimi, dështimi dhe mashtrimi, tifozët bardheblu, kësaj here më të organizuar se kurrë më parë, në mënyrë të unifikuar kanë dalë me një deklaratë, nëpërmjet të cilës kanë njoftuar protestën e tyre, nëpërmjet bojkotimit të ndeshjes së radhës, që Tirana do të zhvillojë nesër ndaj Flamurtarit. Një protestë që gjithsesi nuk do të bjerë ndesh me moton e bardhebluve “Afër Tironës, Larg Mashtrimit”, teksa është organizuar grumbullimi i tifozëve para stadiumit “Selman Stërmasi”, 1 orë para fillimit të ndeshjes, për të “shkundur” edhe më fort drejtuesit e klubit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *