Tërmet Peçi, projekt madhështor për stadiumin e Tepelenës “Ali Pashë Arena”

Tërmet Peçi, projekt madhështor për stadiumin e Tepelenës “Ali Pashë Arena”

Ndërsa janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar “Qemal Stafa”, duket se një tjetër stadium do të marrë jetë.

Ky stadium pritet të ndërtohet në Tepelenë, të paktën kështu bën me dije bashkia e këtij qyteti përmes projektit të publikuar në faqen zyrtare të saj.

“ALI PASHA ARENA, JA CILI ËSHTË PROJEKTI AMBICIOZ PËR STADUMIN E QYTETIT ”

Më poshtë do gjeni disa nga fotot e (rendera) projekt-propozimit, të stadiumit nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë z. Tërmet Peçi.”- shkruan postimi në faqen e Bashkisë Tepelenë.

Bashkia Tepelenë shpprehet se ky stadium d të mbajë emrin “Ali Pashë Tepelena”. Nuk bëhet publike se sa do të jetë kapiciteti i këtij stadium, apo kostoja e tij, por duket se kreu i bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi ka vendosur t’i bëjë “konkurencë” Ramës që reklamon stadiumin e ri “Qemal Stafa” me një stadium në Tepelenë.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *