Strakosha para Buffon-it. Renditet i dyti në Seria A

Opta ka bërë një klasifikim të “golave të shmangur” nga portjerët , ku është bazuar tek vlerësimi i rrezikshmërisë së pritjeve të bëra nëpërmjet disa parametrave të caktuar.

Nga kjo analizë janë llogaritur sa nga këto gjuajtje duhet të ishin kthyer në gol të sigurt por që në fakt janë shpëtuar nga portierët e Serisë A.

Në listë ndodhet edhe portjeri i Kombëtares Shqiptare, Thoma Strakosha, i cili është renditur në vendin e dytë, duke ia kaluar edhe legjendës së kombetares italiane Gigi Buffon, i cili është renditur i katërti.

Renditja e Opta-s:

10) Handanovic (Inter): 1,5
9) Cragno (Cagliari): 1,7
8) Sirigu (Torino): 2,0
7) Szczesny (Juve): 2,1
6) Viviano (Sampdoria): 2,2
5) Perin (Genoa): 2,3
4) Buffon (Juve): 2,6
3) Belec (Sampdoria): 2,7
2) Strakosha (Lazio): 3,1
1) Alisson (Roma): 7,1