Sonte luhet sfida e 144 midis Partizanit dhe Tiranës

Sonte në orën 18:00 luhet derbi numër 144 i kryeqytetit shqiptar, midis Partizanit dhe Tiranës, një ndeshje që do të luhet në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”.

Kjo ndeshje vë përballë njëra-tjetrës të kuqtë e drejtuar nga trajneri Agostineli, të cilët aktualisht mbajnë vendin e dytë, me bardheblutë e drejtuar nga homologu Ilir Daja, që mbajnë vendin e tretë. Partizani ndodhet në kuotën e 49 pikëve, 4 pikë më pak se Skënderbeu kryesues, por plot 10 pikë më tepër sesa rivalja kryeqytetase.

Në prag të kësaj sfide, Partizani ka fituar 57 nga 143 përballjet e deritanishme, kundrejt 41 fitoreve të Tiranës, ndërsa 45 ndeshjet e tjera janë mbyllur në barazim, me një golaverazh prej 204 golash të shënuar nga të kuqtë dhe 160 golash të shënuar nga bardheblutë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *