Skandali në FIFA, FBI vë në shënjestër nipin e Blatter

Skandali në FIFA, FBI vë në shënjestër nipin e Blatter

Sipas “La Repubblica”, në skedat e FBI është edhe Philippe Blatter, nipi i presidentit të FIFA-s.
Hetuesve amerikan i ka bërë përshtypje pasuria e nipit, që merret me evente sportive, të drejtat televizive, marketing dhe producion në media.

Hetuesit dyshojnë se e gjithë kjo skeme korrupsioni që ka shpërthyer në FIFA ka lidhje me nipin e Blatter. Gjithnjë sipas “La Repubblica” gjithçka ka nisur në vitin 2009 kur falimentojë ISL, shoqëri zvicerane lider e marketingut sportiv dhe që kishte të drejtat e botërorit 2002 dhe 2006, ISL ka qenë partner historik i CIO dhe FIFA. Falimentimi i ILS nisi që në momentin kurë në lojë u fut Infornt, shoqëri e drejtuar nga nipi i Blatter.

Terreni i lëshuar nga ISL u mor fillimisht nga një shoqeri gjermane e quajtur Krichmedia që me pas u rithemela me emrin Infront, nga 2005 e drejtuar nga Philippe Blatter. Dyshimet e FBI shkojnë edhe më tej duke lidhur botëroret e 2018 dhe 2022 që do zhvillohen ne Rusi dhe Katar me lidhjet klienteliste që ka nipi i Blatter me të drejtat sportive për këtë dy botërore.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *