Shqipëria vazhdon ngritjen në renditjen e FIFA-së

Një tjetër lajm pozitiv ka ardhur nga FIFA në prag të takimeve miqësore, që do të luaj kombëtarja Shqiptare e futbollit.

Renditja e FIFA-s për muajin Mars e pozicion Shqipërinë në vendin e 35-të. Skuadra e drejtuar nga Gianni de Biasi ka fituar një vend në këtë renditje, ku kujtojmë që një muaj më parë ishim të pozicionuar në vendin e 36-të. Ky është një tjetër lajm pozitiv në një kohë kur vazhdojmë të lejmë pas një numër të mëdha kombëtaresh me emër në arenën ndërkombëtare.

Për sa i përket pjesës tjetër, kjo renditje vazhdon të kryesohet nga Belgjika, e ndjekur nga Argjentina, Spanja dhe Gjermania, asnjë ndryshim krahasuar me një muaj më parë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *