Shqipëria mund Gjermaninë. Fiton Donis Avdijajn

Futbollisti shqiptar Donis Avdijaj, i cili është huazuar tek ekipit austriak “Sturm Graz” nga rradhët e ekipit gjerman Schalke 04, ka zgjedhur që të përfaqësojë ngjyrat e Shqipërisë dhe jo të Gjermanisë.

Ish-lojtari i kombëtareve të moshave të Gjermanisë, do të jetë pjesë e Shqipërisë, teksa shprehet i gatshëm edhe për finalet e “Euro 2016”

“E kam thënë tashmë, që në vitin 2015, se kërkesa e Shqipërisë ishte një nder i madh për mua. Megjithatë, ajo nuk mbërriti tek unë për shkak të lëndimit dhe mungesës së praktikës së lojës. Unë nuk isha mjaft i fortë në ato momente.

Djemtë, të cilët e kanë arritur këtë sukses të madh, sigurisht që meritojnë të jenë edhe në finalet e Kampionatit Europian. Por, në qoftë se ekipi kombëtar shqiptar ka nevojë për mbështetjen time, unë do të jem atje”. ka thënë mesfushori shqipër për “Sport Bild”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *