Shokon Pele, nxjerr në shitje medaljet për bamirësi

Pele, një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka vendosur të nxjerrë në ankand afro 2000 sende të ndryshme personale.

Legjenda braziliane do të shesë medalje që i ka fituar gjatë karrierës së tij, duke përfshirë dhe tri medalje të arta në botërorët 1958, 1962 dhe 1970.

Vlera e të gjithë këtyre sendeve llogaritet te 1 milion dollarë.

Një pjesë e të ardhurave të fituara nga shitja e sendeve Pele do t’i dhurojë për bamirëse. Mësohet se një pjesë e parave t’i dhurohen spitalit të fëmijëve “Pequeno Principe” në Koritiba.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *