Sa shumë penallti në vetëm 10 dite

Sa shumë penallti në vetëm 10 dite

Kampionati botëror 2018 është duke sjellë numër të madh të penalltive.

Sistemi VAR në ndihmë të gjyqtarëve ka rritur numrin e penalltive në shifër aq të lartë sa që është barazuar totali i Botërorit të shkuar.

Deri më tani janë akorduar 13 penallti gjatë këtij Kampionati botëror në Rusi në vetëm 27 ndeshje, përcjell “lajmi.net”.

Shifra prej 13 penalltish është aq sa totali i Botërorit të vitit 2014 nga gjithsejtë 64 ndeshje.