Rio 2016, Olimpiada e fundit për rekordmenin Usain Bolt

Atleti xhamajkan Usain Bolt ka konfirmuar sot se Olimpiada e Rios do të jetë e fundit e karrierës së tij, duke hequr dorë nga mundësia për të garuar pas 4 vitesh në Lojërat Olimpike të Tokios.

Bolt pat thënë në janar se kishte mundësi ta shtynte edhe për disa vite karrierën e tij si sportist, pas deklaratës së trajnerit të tij Glen Mills. Ky i fundit ishte shprehur se “limitet e Bolt si kampion mund të shkojnë deri në Olimpiadën e Tokios”.

Por në një deklaratë për AFP-në, sprinteri xhamajkan ka konfirmuar se karriera e tij olimpike do të ndalet në Rio këtë vit, ku ai do të synojë sërish fitoren e 3 medaljeve të arta.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *