Rikthimi në kombëtare, Benzema i kundërpërgjigjet kryeministrit francez

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema i është përgjigjur me një “Tweet” deklaratës së fundit të bërë nga kryeministri francez, Manuel Valls, lidhur me rikthimin e tij në kombëtaren e “gjelave” për finalet e “Euro 2016”.

“Ka 12 sezone që unë jam profesionist: 541 ndeshje të luajtura, 0 kartonë të kuq, 11 kartonë të verdhë. Dhe disa flasin për shembullin tim…”, shkruan Benzema.

Ndërkohë kryeministri francez, gjatë një interviste për “RMC” kishte deklaruar: “Nuk janë kushtet e duhura për rikthimin e Benzemas në kombëtaren franceze.”

Disa anëtarë të qeverisë franceze mendojnë se është shumë herët që ai të bëhet përsëri pjesë e kombëtares. Benzema hyri në telashe me drejtësinë pas akuzave për bashkëpunim në mitmarrje përmes shantazhit me një video erotike ndaj kolegut të tij Valbuena.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *