PSG-ja e bën “baltë”, kampion 8 javë nga fundi

Paris Sën-Zhermeni është matematikisht kampion i Francës tetë javë para fundit të kampionatit.

Ekipi kryeqytetas shpartalloi 9-0 Truajen në transfertë duke bërë të vetin titullin e gjashtë në histori, të katërtin radhazi.

Përballë skuadrës që mbyll renditjen, Zllatan Ibrahimoviç shënoi katër herë, dy gola mbajnë firmën e Edinson Kavanit (i cili humbi edhe një penallti), ndërsa goleada u plotësua nga Havier Pastore, Adrian Rabio dhe autogoli i Matje Sonierit.

Pas 30 ndeshjesh të luajtura (24 fitore, 5 barazime, 1 humbje), PSG-ja ka 25 pikë më shumë se Monako e vendit të dytë. Interesant është fakti që ekipi i Principatës me distancë pikësh ndodhet më pranë rënies nga kategoria sesa kampionëve nga Parisi.

Me trofeun e parë në xhep, tani të besuarit e Loran Blankut mund të përqendrohen qetësisht në tri frontet e tjera – Ligën e Kampionëve, Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *