Pse nuk fluturojnë avionët sipër shtëpisë së Mesit?

Pse nuk fluturojnë avionët sipër shtëpisë së Mesit?

Jo për shkak të Messit, por për shkak të një specie në zhdukje nuk lejohen të fluturojnë avionët në zonën “Gava Mar”.
Pak kohë më parë një lajm bëri bujë të madhe, ku thuhej se nuk po lejohej ndërtimi i një terminali të ri në Aeroportin e Barcelonës sepse avionët nuk lejoheshin të fluturonin sipër shtëpisë së Lionel Messi, që jeton pak kilometra larg nga aty.

Presidenti i Vueling, Javier Sanchez-Prieto, bëri këtë pohim gjatë një takimi biznesor, ku tha se pistat e aeroportit “janë të kufizuara pasi nuk mund të kalohet aty ku jeton Messi”, duke shtuar: “kjo nuk ndodhë askund tjetër në botë”.

Më pas kompania ajrore “Vueling” e cila kishte bërë këtë deklarim dhe presidenti i kësaj kompanie, Javier Sanchez-Prieto, kërkuan falje pasi ishte keqkuptuar e gjithë situata, ku nuk bëhej fjalë për vendin ku banonte Messi, por për një zonë tjetër e quajtur “Gava Mar”.

Në këtë sqarim, ku Messi nuk përshkruhej me emër por thjesht si ‘futbollisti’, thuhej: “Vueling ndjen keqardhje për keqkuptimin që u shkaktua të mërkurën në 28 shkurt gjatë prezantimit të rezultateve financiare të kompanisë”.

“Ne duam të qartësojmë se nuk ishte kurrë qëllimi ynë të përfshinim futbollistin në ndonjë kontroversi dhe mund të themi se ai nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me aeroportin apo funksionimin e tij”.

Është sqaruar gjithçka lidhur me këtë gjë, në zonën e “Gava Mar” nuk fluturojnë avionët sepse ka specie në zhdukje dhe zhurmat e avionëve do të shqetësonin këto specie, duke prishur kështu ekosistemin dhe për këtë arsye ndalohet fluturimi sipër, që të ruhet jeta e këtyre gjallesave. Ky lajm së fundmi u konfirmua nga zyra e aviacionit në Spanjë.

Në lagjen e Messit, jetojnë edhe yjet e tjerë të Barcelonës, Philippe Coutinho e Luis Suarez.