Pothuajse punë e kryer, Balotelli bëhet me skuadër të re

Pothuajse punë e kryer, Balotelli bëhet me skuadër të re

Mario Balotelli është shumë pranë kompletimit të marrëveshjes për t’iu bashkuar klubit francez, Marseille, sipas TuttoMercatoWeb.

Ndërkohë, e përditshmja gjermane Bild raportoi dje se sulmuesi italian i ishte ofruar Borussia Dortmundit, por klubi nga Bundesliga nuk ishte e interesuar.

Tani, megjithatë, duket se Marseille do të jetë destinacioni i radhës i italianit, edhe pse asgjë nuk do të finalizohet derisa 27-vjeçari të riftohet në ekipin kombëtar të Italisë nga trajneri i ri, Roberto Mancini, me agjentin e tij Mino Raiola që ka thënë se rikthimi i tij në Kombëtare do t’ia rrisë çmimin klientit të tij.