Përdhunoi vajzën shqiptare, por ish-futbollisti i Milanit mund t’i shpëtojë burgut

Përdhunoi vajzën shqiptare, por ish-futbollisti i Milanit mund t’i shpëtojë burgut

Pasi një gjykatë italiane dha një dënim prej nëntë vitesh burg për Robinhon si pjesëmarrës në një përdhunim në grup ndaj një shtetase shqiptare lind natyrshëm, pyetja është se cilat janë shanset janë që futbollisti të përfundojë vërtetë në burg. Edhe pse dënimi është i formës së prerë, braziliani nuk…

Pasi një gjykatë italiane dha një dënim prej nëntë vitesh burg për Robinhon si pjesëmarrës në një përdhunim në grup ndaj një shtetase shqiptare lind natyrshëm, pyetja është se cilat janë shanset janë që futbollisti të përfundojë vërtetë në burg.

Edhe pse dënimi është i formës së prerë, braziliani nuk mund të përfundojë në burg, të paktën për momentin. Pikë së pari pasi futbollisti, i cili aktualisht luan te Atletiko Mineiro në Brazil, ka të drejtë të apelojë vendimin, por edhe sepse Brazili nuk e lejon ekstradimin e shtetasve të tij.

Robinho do të apelojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Pas kësaj procedure mund të përballet me dy situata: Sipas të parës, gjykata mund të zvogëlojë dënimin, ta konvertojë në një gjobë financiare ose edhe ta hedhë poshtë krejtësisht.

Në rastin e dytë dhe atë më të keq, nëse ai çon përpara betejën e tij ligjore dhe shpallet përsëri fajtor, atëherë ai duhet të shlyejë dënimin në Itali, si shteti ku ai ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Për Robinjon ka edhe një mundësi të tretë për ti shpëtuar burgimit, por në këtë rast ai nuk duhet të udhëtojë drejt Europës, apo shteteve që kanë një marrëveshje ekstradimi me shtetin italian për sa i përket individëve që kanë marrë një dënim të formës së prerë në Itali.

Në rast se shpallet fajtor, shtetit italian duhet ti kërkojë atij brazilian ekstradimin, por kushtetuta e Brazilit e pengon ndaj lojtari mund t’ia “hedhe” më një dëmshpërblim ndaj palës akuzuese. Vetë Robinjo ka sqaruar pozicionin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin “Facebook” duke mohuar përfshirjen e tij në ngjarje dhe duke shtuar se është angazhuar ligjërisht për të zbardhur çështjen. /Panorama.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone