Partizani përfiton nga qeveria 37 mijë m2 sipërfaqe, reparti ushtarak (Foto)

Së shpejti klubi sportivi “Partizani” do të filloi ndërtimin e një shtëpie të re. Si një klub tërësisht privat, me president Gaz Demin, klubi 15 herë kampion i vendit në futboll, që ka hyrë në muajin e festimeve të 70-vjetorit të krijimit, duket se do t’u japë fund ecejakeve nëpër fusha të ndryshme stërvitore, akomodimit nëpër hotele të kryeqytetit, sepse do të ketë rezidencën e vet të kompeltuar me të gjithë “aksesorët” e një klubi modern futbolli.

Më së fundi, qeveria shqiptare ka dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke, me qira 1 euro, për 99 vite, për llogari të shoqërisë “PARTIZANI” sh.a. Bëhet fjalë për një repart ushtarak, nr.4030, në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, që ndodhet në Rrugën “Myslym Keta”, Tiranë. Ja vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave për këtë gjë: “Dhënia e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “PARTIZANI” sh.a., si qiramarrës, për pasurinë “Ambiente të pronës nr.4, me emërtim “Reparti Ushtarak nr.4030”, Rruga “Myslym Keta”, Tiranë”.

Projekti-i-kompleksit-te-Partizanit41

Projekti-kompleksi-i-partizanit1

Projekti-kompleksi-i-partizanit1-200x120

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *