Panucci: Nuk ishte e rëndësishme fitorja, por loja e ekipit

Panucci: Nuk ishte e rëndësishme fitorja, por loja e ekipit

Trajneri i Kombëtares shqiptare Cristian Panucci, ka qenë mjaft i kënaqur pas përfundimit të ndeshjes me Turqinë, ku kombëtarja shqiptare mori një fitore të m,adhe, me rezultatin 3-2.

Por për Panuccin, nuk ishte e rëndësishme fitorja, por mënyra se si luajti ekipi edhe pse ishte me 10 lojtarë.

‘Mendoj se ishte një ndeshje e vërtetë sot. Luajtëm deri në momentin e daljes me të kuqe të Memushajt. Edhe pas daljes me të kuqe të Memushajt pati shumë profesionalistet.

Duhet të punojmë më shumë na fazën defensive, po punojmë për këtë gjë. Jam i kënaqur, janë lojtarë që mund të jenë pjesë e kombëtares, duhet të punojnë më shumë.

Nuk ishte fitorja, por ajo se si e mbrojtëm, si arritëm ta ruajmë atë, dhe mënyra se si luajtëm si grup’, tha Panucci..

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone