Një minierë parash për Skënderbeun

Një minierë parash për Skënderbeun

Kualifikimi në fazën e grupeve në kupën UEFA, si dhe rezultatet e mira të arritura i kanë siguruar Skënderbeut një shifër të majme parashë, të cilat i garantojnë financa si asnjë klub tjetër në Shqipëri. Pa llogaritur të ardhurat e fituara gjatë fazës së eleminatoreve, gjatë fazës së grupeve klubi ka arkëtuar deri më tani plot 4 milion euro.

Fillimisht, 3.3 milion euro kanë ardhur nga kualifikimi në grupe, ndërsa 240 mijë euro kanë ardhur nga dy barazimet dhe 600 mijë nga fitorja e mbërmshme me Dinamon e Kievit.

Në rast të ndonjë tjetër rezultati të mirë me Young Boys apo të ndonjë kualifikimi të mundshëm në fazën e eleminimeve direkte, këto shifra mund të shkojnë vërtetë në nivele të pamenduara kurrë më parë për klubin. Kjo situatë i krijon skuadrës mundësi, për të blerë lojtarë e për ta rritur edhe më shume nivelin e saj.

Rasti i Skënderbeut është vërtetë modeli sesi mund të jesh i suksesshëm në biznes nëpërmjet sportit, duke na bërë gjithashtu krenarë për rezultatet e arritura. Civitas.al

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone