Moxhi refuzohet nga nje klub i serisë C: Nuk e duam një futboll të tillë

Moxhi refuzohet nga nje klub i serisë C: Nuk e duam një futboll të tillë

Klubi i Lukezes, pavarësisht vështirësive financiare në Serinë C italiane dhe rrezikut të falimentit, nuk ka pranuar ndihmën e Luçiano Moxhit, ose më saktësisht personave pranë tij që po mundoheshin të merrnin kontrollin e klubit. Gjithçka është mësuar në një mbledhje të djeshme të aksionerëve të minorancës së klubit ku 10% u përket tifozëve.

Në asamble, presidenti Stefano Galigani ka treguar se ka refuzuar ofertën që i kishte ardhur nga biznesmeni Pietro Belardeli për të investuar në klub, i nisur nga oferta që i kishte bërë një avokat i tij dhe ku përfshihej edhe ndihma e Moxhit.

“I shpjegova që jemi kundër përfshirjes së Belardelit në strukturat e klubit, ashtu siç është administratori Bini, apo edhe aksionerët e tjerë. Por ai insistonte rreth të mirave të projektit dhe te aftësitë e ish-vijërojtësit Enriko Çenikola, për të cilin pretendon se është mik i madh i Moxhit (siç kanë treguar në fakt përgjigjmet telefonike të Calciopoli).

Sipas tij, Moxhi kontrollon ende 30% të merkatos dhe do të jetë në gjendje të përforcojë skuadrën me lojtarë të fortë. Me edukatë, i lashë të kuptonte se ky nuk është futbolli që na intereson. Ai më tha se do të presë edhe pak ditë e më pas do t’u drejtohet klubeve të tjera”, shpjegoi presidenti i asamblesë këtë refuzim ndaj miqve të Moxhit.

Me sa duket, drejtuesi aktual i Partizanit kërkon të kthehet në mënyrë aktive pjesë e futbollit italian, edhe pse është i përjashtuar përjetësisht nga kryerja e çdo funksioni sportiv në këtë vend.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone