Mediat italiane: PSG dhe Real Madrid përgatisin ofertat për Icardin

Mediat italiane: PSG dhe Real Madrid përgatisin ofertat për Icardin

Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi janë të gatshme t’i ofrojnë kontratë të majme sulmuesit të Interit, Mauro Icardit, sipas mediave italiane.

Agjentja dhe bashkëshortja e kapitenit të “Zikaltërve”, Wanda Nara, tha gjatë kësaj jave se dy klube të mëdha kanë shfaqur interesim për sulmuesin argjentinas gjatë janarit, transmeton Express.

Corriere dello Sport raporton sot se klubet në pyetje janë PSG-ja dhe Real Madridi, duke shtuar se të dyja janë të gatshme t’i ofrojë Icardit kontrata joshëse.

Klubi francez është i gatshëm t’i ofrojë Icardit kontratë pesëvjeçare nga e cila argjentinasi do t’i fitonte 40 milionë euro në total.

Ndërkohë, gjiganti spanjoll, që është duke kërkuar ta gjejë zëvendësuesin e Karim Benzemas, e sheh Icardin si opsion të mundshëm.

Reali mund t’i ofrojë atij kontratë pesëvjeçare me 45 milionë euro të ardhura në total.