Mediat gjermane? Ja Lionel Mesi i Kosovës, talenti që ëndërron Barcelonën!

Mediat gjermane? Ja Lionel Mesi i Kosovës, talenti që ëndërron Barcelonën!

Edon Zhegrova e ka lënë Kosovën për të bërë karrierë jashtë vendit, pse jo një ditë të luajë për Barcelonën.

Ai është i bekuar me një talent të jashtëzakonshëm, ndërsa në media e quajnë Lionel Messi i Kosovës.

Kështu fillon shkrimi i goal.com i edicionit gjerman për Edon Zhegrovën.

Kur ishte 12 vjeç, ia ishte zgjedhur si lojtari më i mirë në kampin e mbajtur nga Ac Milan në Kosovë, ku edhe përkundër faktit se kishte kundërshtarë më të mëdhenj, ai kishte shënuar gola dhe kishte vendosur ndeshje.

Ka lindur në Bielefeld të Gjermanisë, ku familja e tij kishte emigruar për shkak të luftës, për tu kthyer përsëri në Kosovë, si dy vjeç. I rritur në Prishtinë, ai filloi të luajë futboll fillimisht me klubin e Flamurtarit, pastaj te Prishtina. Tani është 18 vjeç dhe luan te klubi i njohur belg KRC Genk.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone