Maradonna sulmon Icardin: S’di të bëjë asgjë, Higuain vlen 10 herë më shumë

Maradonna sulmon Icardin: S’di të bëjë asgjë, Higuain vlen 10 herë më shumë

Diego Armando Maradonna vazhdon të ketë instinktin e sulmuesit, jo më në fushë, por nëpërmjet deklaratave.

Në qendër të vëmendjes është trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Sampaoli dhe sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.

“Sampaoli është një gënjeshtar, i fsheh gjërat në vend që te tregojë i pari të vërtetën. Thotë që nuk ka një numër 9 dhe pastaj merr atë të turpshmin, Icardi. Ai nuk di asgjë, vetëm të shkojë të hajë në shtëpitë e shokëve”, thotë legjenda argjentinase duke ju referuar lidhjes së tij me Maxi Lopez.

“Higuain vlen 10 herë më shumë, pse jo dhe Tevez duhet të jetë në Rusi’, thotë Maradonna.

Më tej “Pibe de Oro” flet edhe për Messin: “Nëse arrin që të vërë në eficencë Messin, Argjentina ka 60% të mundësive për të fituar Kupën e Botës’, thotë Maradonna.