Këto janë çiftet çerekfinale të “UEFA Champions League”

Janë përcaktuar sot katër çiftet e fazës çerekfinale të “UEFA Champions League”.

Shorti i hedhur para pak minutash në Nion të Zvicrës vendosi këto sfida:

Volfsburg – Real Madrid
Bajern Mynih – Benfika
Barcelona – Atletiko Madrid
PSG – Mançester Siti

Takimet e para do të luhen më 5 dhe 6 prill, të kthimit një javë më pas më 12 dhe 13 prill.

Më 15 prill do të hidhet shorti për gjysmëfinalet, të cilat do të zhvillohen më 26 dhe 27 prill, si dhe 3 dhe 4 maj.

Finalja është përcaktuar të luhet më 28 maj në “San Siro” të Milanos.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *