Kamza Basket i dorëzon Xhelal Mziut trofeun e kupës

Kamza Basket i dorëzon Xhelal Mziut trofeun e kupës, i premtojnë titullin kampion dhe e falënderojnë për mbështetjen.

Një tjetër trofe shumë i rëndësishëm i shtohet këtij ekipi, produkt i një projekti ambicioz të kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, dhe trajnerit Adem Muhametaj.

Ekipi i Kamza Basket për meshkuj i dorëzoi kryetarit të Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, trofeun e Kupës së Shqipërisë të fituar me meritë pak ditë më parë ndaj Tiranës me rezultat 64-60, një rival shumë i fortë. Ceremonia e dorëzimit të trofeut u organizua në zyrën e kryebashkiakut të Kamzës, ku Xhelal Mziu i përgëzoi djemtë për lojën e shkëlqyer që zhvilluan në finale si dhe i falënderoi për suksesin e arritur. Ndër të tjera, z. Mziu theksoi që ky trofe ishte ndër më të rëndësishmit të fituar nga basketbollistët e Kamzës, pasi jo vetëm që mundën në finale një kundërshtar shumë të fortë, siç është Tirana, por me punë, përkushtim dhe stërvitje të vazhdueshme u kurorëzuan me fitimin e këtij trofeu.

Kështu, një tjetër trofe shumë i rëndësishëm i shtohet këtij ekipi, produkt i një projekti ambicioz të kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, dhe trajnerit Adem Muhametaj.
Në emër të djemve të ekipit, foli kapiteni Erkand Karaj, i cili e falënderoi kryebashkiakun Mziu për mbështetjen e vazhdueshme që i jep sportit të basketbollit dhe i premtoi fitimin e titullit kampion këtë vit nga Kamza. Ekipi i Kamzës përbëhet sivjet nga lojtarë me shumë përvojë dhe me lojtarë të talentuar, ku trajneri Muhemtaj ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke i ndërthurur së bashku këta dy elementë shumë të rëndësishëm. Për sezonin 2015-2016 ekipi i Kamzës është projektuar për t’u shpallur kampionë duke qenë edhe kryesues të kampionatit kombëtar.

Trofeu i Kupës së Republikës të fituar nga Kamza këtë vit është Kupa e dytë e Republikës të fituar nga ekipi i Kamza Basket që nga krijimi i ekipit, ndërsa në vitin 2013 kanë bërë tripletë trofesh: Kampionat, Kupën e Shqipërisë, Superkupë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *