Jep dorëheqjen trajneri më jetëgjatë në drejtimin e një skuadre

Ronnie McFall, është trajneri më jetëgjatë në drejtimin e një skuadre futbolli por tashmë ai ka dhënë dorëheqjen pas 29 vjetësh në drejtimin e Portadown.

Fatal në vendimin e trajnerit 69-vjeçar ishte humbja në kupë ndaj Lurgan Celtic.

Pasi kishte fituar pothuajse gjithçka me Glentoran, Mcfall mbërriti në Portadown në 21 dhjetor 1986. Në vitin e katërt të drejtimit arriti të fitonte titullin e parë historik kampion të ligës. Askush nuk besoi në atë kohë se ai titull i fituar nuk ishte thjesht një rastësi, por fillimi i një përralle të vërtetë. Por, trajneri irlandezoverior arriti të fitonte edhe 3 tituj të tjerë kampionë, 2 kupa të ligës, një superkupë, 1 kampionat të kategorisë së dytë, një Gold Cup, 2 Ulster Cup, 3 Floodlit Cup, 6 MidUlster Cup, në total 20 trofe.

Tani, kandidati për pozicionit e trajnerit më jetëgjatë në drejtimin e një skuadre është Arsene Wenger te Arsenali, drejtimin e të cilit e ka marrë në vitin 1996.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *