Italia gati t’i marrë Shqipërisë De Biasin

Pas largimit të sigurt të Antonio Contes, federata Italiane e Futbollit është vënë në kërkim një trajneri të ri.
Sipas programit “La Domenica Sportiva”, në televizionin shtetëror RAI, në garën për zëvendësuesin e Contes është Gianni De Biasi.

Madje, trajneri i Shqipërisë duket se ka shanse reale për të marrë një telefonatë me një ofertë konkrete nga presidenti i FIGC, Taveçhio.

Përveç De Biasit, kandidat për ta marrë drejtimin e Italisë janë edhe: Roberto Donadoni, Walter Mazzarri, Claudio Ranieri dhe Fabio Capello.

Por, ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramezzani deklaroi se Italia nuk e ka të lehtë ta marrë strategun italian, pasi Shqipëria nuk do ta lëshojë lehtë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *