Humbja e Italisë, Buffon shpërthen në lot

Humbja e Italisë, Buffon shpërthen në lot

Portieri legjendë i Italisë dhe Juventusit, Gianluiggi Buffon, nuk i ka përmbajtur lotët në përfundim të ndeshjes me Suedinë që dha verdiktin shumë të keq për ‘auxurrët’ të cilët do të duhet t’a ndjekin Botërorin nga televizori pas eliminimit. 39-vjeçari në intervistën për mediat italiane i pyetur për atë që ndodhi në këtë takim nuk i ka përmbajtur lotët por ka shpërthyer menjëherë në të qarë.

Nëse kualifikohej Buffon do të bëhej i pari futbollist që do të luante në 6 Botëror, por me eliminimin ky rekord do të mbesë vetëm në ëndërr për të.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone