Granit Xhaka: Do ta kemi të vështirë me Shqipërinë

Lojtari kosovar i përfaqësues zvicerane Granit Xhaka pohon se helvetët do ta kenë të vështirë me Shqipërinë.

Duke folur për përballjen me kuqezinjtë në kuadër të Euro 2016, ku pranoi se “ata kanë një skuadër të paparashikueshme”. Xhaka u shpreh se futbollistet shqiptarë do t’i kontrollojnë emocionet në këtë ndeshje, pasi tashmë kanë luajtur dy herë kundër Shqipërisë.

“Për ne nuk do të jetë e vështirë t’i kontrollojmë emocionet pasi jemi përballur me Shqipërinë dy herë në ndeshje të rëndësishme”, deklaroi mesfushori. “Shqipëria mund të jetë një kundërshtar i paparashikueshëm. Kanë mposhtur ekipe të mëdha kohëve të fundit si Francën e Portugalinë. Janë ekip për t’u respektuar”, tha Xhaka për portalin zviceran, “Watson.ch”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *