<!--:al-->Futja e teknologjisë, Blater kundër Platinisë <!--:-->

<!--:al-->Futja e teknologjisë, Blater kundër Platinisë <!--:-->

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, është dakord me futjen e teknologjisë së vijës së portës dhe përdorimit të saj në të gjithë botën. Qeveria e futbollit botëror ka bërë të ditur se kjo teknologji do të vihet në zbatim në Kupën e Konfederatave dhe më pas në Kampionatin Botëror “Brazil 2014”.

Por është shefi i UEFA-s, Mishel Platini, ai që është kundër kësaj ideje. Francezi ka deklaruar se gjithçka mund të zgjidhet nga përdorimi i gjyqtarëve të portës.

Blater del haptazi kundër Platinisë, duke thënë: “Ndryshimi në opinion nuk është me UEFA-n, është me Platininë. Federatat, lojtarët, gjyqtarët, të gjithë duan teknologjinë e vijës së portës. Nëse Platini nuk e dëshiron një gjë të tillë, ajo është çështje personale. Por edhe ajo do të ndryshojë”.

Presidenti i FIFA-s bëri të qartë se ngjarja që kishte ndikuar në vendimin e tij personal për të mbështetur teknologjinë, ishte momenti në Botërorin 2010, kur gjyqtarët nuk akorduan golin e Lampardit në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Anglisë.

“Po, atë ditë unë i pashë gjërat me qartësi. Topi kaloi vijën e portës. Pas atij incidenti unë kalova një natë të tmerrshme, isha shumë i zhgënjyer. I thashë vetes: ‘Nëse gjejmë një sistem të pagabueshëm, një sistem që përjashton 99% të gabimit të golit fantazmë, atëherë do ta pranojmë’. Tani kemi shumë sisteme të ndryshme, që e bëjnë një gjë të tillë”, deklaroi Blater.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *