Frika nga sulmet, Europiani 2016 mund të zhvillohet pa tifozë

Kampionati Europian ‘Francë 2016’ mund të luhet me dyer të mbyllura këtë verë për shkak të rrezikut të sulmeve terroriste.

Zëvendëspresidenti ekzekutiv i UEFA-s, Giancarlo Abete, ka bërë një paralajmërim të zymtë pas sulmeve terroriste mëngjesin e sotëm në aeroportin e Brukselit dhe dy metrotë e kryeqytetit të Europës.

Organizatorët janë të vendosur që turneu të vazhdojë sipas planit, por nëse nuk do të garantohet siguria e tifozëve, janë parashikuar masa drastike deri në zhvillimin e kampionatit pa tifozë.

‘Euro 2016’ është një lloj ngjarje që ne nuk mund ta vonojmë ose shtyjmë. Nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të terrorizmit’, deklaroi Abete në ‘Radion Franceze’.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *