Derbi Tirana-Partizani, reportazh nga televizoni francez “Canal+” (Video)

Derbi i fazës së tretë të Superiores rezervoi një tjetër fitore për “demat e kuq”. Bardheblutë regjistrojnë përballjen e tetë radhazi me “demat”, e pa e shijuar dot fitoren. Në këtë drejtim duken jo pak defiçitarë, megjithatë ka me çfarë të justifikohen.

Tirana është skuadra më e titulluar në futbollin shqiptar, me 24 tituj kampioni, ndërsa Partizani ka 15 të tillë. Plot 23 vite pritje dhe “agjërim” për ta rikthyer titullin kampion në familjen e kuqe, i cili mungon që nga viti i largët 1993.

Si kudo, ndeshjet derbi janë të jarrta, të ethshme dhe plot antagonizëm. Ato nisin disa ditë para zhvillimit të ndeshjes, vijojnë me komente dhe analiza edhe pas saj.

Televizioni francez “Canal +” ka qenë në kryeqytetin shqiptar ditën e derbit të 144-t, Partizani-Tirana, dhe ka bërë një reportazh. Në fokus janë të dyja tifozëritë, rrugëtimi i tyre i organizuar drejt stadiumit.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar portierit Alban Hoxha, duke qenë se ai pritet të jetë në Francë vitin e ardhshëm, me kombëtaren shqiptare. “Kur luhet derbi Partizani-Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë merr flakë. Këtë e treguan dy tifozëritë, me dekorin e tyre në “Qemal Stafa”. Vitet e fundit, Partizani e ka dominuar derbin, por Tirana është skuadra më e titulluar në vend,” – citon ky kanal televiziv francez.

http://

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *