Cristiano Ronaldo thyen rekordin

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde me fanellën Real Madrid duke kapur kuotën e 252 golave në La Liga. Këtë herë, portugezi ka kaluar në renditjen e golashënuesve më të mirë Telmo Zara, pas katër golave të shënuar ndaj Celta Vigo.

Ronaldo e arriti këtë shifër në sezonin e shtatë me Realin, ndërsa i madhi Zara luajti për 15 edicione me Atletico Madrid. Lionel Messi, golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, ka shënuar 305 gola në 12 sezone.

Cristiano Ronaldo ka luajtur në 228 ndeshje për të arritur rekordin e Zara, 62 ndeshje më pak sesa iu deshën Lionel Messi, i cili u bë golashënuesi më i mirë në historinë e La Liga në ndeshjen e tij numër 290.

Portugezi, autori i 252 golave në 228 ndeshje e ka mesataren e shënimit 1.1 gol për ndeshje në kampionatin spanjoll, ndërsa argjentinasi i Barcelonës, autor i 305 golave në 337 ndeshje e ka mesataren 0.91 gola për ndeshje.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *