“Corriere Dello Sport”: Shqiptarët më të “varfërit” e Seria A

Gazeta italiane “Corriere Dello Sport”, nëpërmjet një studimi të saj, bazuar në borderotë e ekipeve, ka shfaqur ndër të tjera edhe fenomenin shumë të çuditshëm që përfshin tre futbollistët shqiptare, pjesë e Kombëtares Kuqezi që aktivizohen në Seria A.

Ndonëse mbajnë vlera relativisht të larta në merkato, treshja shqiptare e përbërë nga Elseid Hysaj, Etrit Berisha dhe Rey Manaj, janë ndër lojtarët më pak të paguar në ekipet e tyre, respektivisht te Napoli, Lazio dhe Inter.

Referuar shkrimit të publikuar në “Corriere Dello Sport”, i vlerësuar si mbrojtësi më i mirë i krahut të djathtë për gjysmën e parë të sezonit në Seria A, Elseid Hysaj, përfiton një pagesë sezonale prej vetëm 600 mijë euro. Një shumë kjo qesharake në raport me vlerën e kartonit të futbollistit, që në merkato kushton plot 9 milionë euro, dyfishi i vlerës për të cilën ai u transferua nga Empoli, për te Napoli.

Kontrasti thellohet edhe më shumë, kur pagesa e Hysajt krahasohet me atë të lojtarëve të tjerë të ekipit, teksa për referencë të kësaj diference të theksuar, kujtojmë se sulmuesi i Napolit, Higuain paguhet thuajse me 10-fishin e pagës së Hysajt.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *