Botërori sipas Carlo Ancelotti-t, trajneri bën parashikimet dhe flet për mungesën e Italisë

Botërori sipas Carlo Ancelotti-t, trajneri bën parashikimet dhe flet për mungesën e Italisë

Carlo Ancelotti, trajneri i Napolit, ka bërë parashikimet për Botërorin kur duhen edhe 2 ditë nga starti i tij. Italiani fillimisht ka folur për favoritët, ku ka veçuar Brazilin.

“Unë mendoj se Brazili ka më shumë mundësi, duke parë që trajneri Tite ka ndërtuar një mbrojtje shumë të fortë.

Dihen aftësitë fantastike të brazilianëve në fazën sulmuese, miksimi i dy faktorëve të sipërpërmendur i bën brazilianët favoritë. Kupa e Botës e nxjerr fituesin nga i njëjti grup i vogël skuadrash, që përbëhet nga Brazili, Argjentina, Gjermania ose Spanja. Mëkat që këtë vit nuk do të jetë Italia.”

Ancelotti më pas foli edhe për aventurën që do të nisë te Napoli.

“Pres të bëj më të mirën time, siç kam bërë gjithmonë. E njoh shumë mirë atmosferën në Napoli. Tifozët e kësaj skuadra janë të apasionuar, i kisha kundërshtarë kur luante Maradona. Vitet e fundit kjo skuadër ka bërë shumë mirë dhe unë dua ta nis nga kjo bazë.