Boksieri nga Azerbajxhani feston fitoren me flamurin shqiptar (Video)

Boksieri nga Azerbajxhani, Makhmud Muradov, ka festuar titullin ndërkombëtar në “MMA” me flamurin Shqiptar, pas fitores kundër kampionit çek në “VKN”, Tomash Kuzhela, në natën e luftëtarëve, që zgjati tri raunde.

Pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa Muradovit po i jepej “gjerdani i artë” në dorën e tij të majtë, ai mbante edhe flamurin kuqezi, të cilin ia kishte dhënë biznesmeni kumanovar, Bashkim Qazimi, i cili njëherësh është edhe sponsor i Muradovit.

Një gjë të tillë e dëshmon edhe videoja e publikuar në “Youtoube”, por edhe fotot që ka bërë Bashkim Qazimi dhe Muradov.

http://

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *